Gjakovapress

Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

Që nga muaji Shtator në komunën e Gjakovës kanë filluar të bëhen testet serologjike në kuadër të përpjekjeve për ta mbajtur nën kontroll pandeminë Covid 19. Testet serologjike janë e kunderta e testit RT- PCR, pra përmes testeve serologjike zbulohet nëse ai person e ka kaluar infeksionin apo jo, që do të thotë zbulohet nëse personi ka pasur më parë infeksion pa e vënë re. Gjithë ky zbulim bëhet përmes sistemit imunitar dhe antitrupave që gjenden brenda trupit të njeriut, përmes analizës së gjakut.

Ky proces, falas po bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Shëndetësisë.

Doktoresha e mjekësisë familjare, Fehmije Jaka Zeka i ka thënë Radio Gjakovës, se ky proces po bëhet me sukses dhe se deri më tash janë testuar rreth 4 mijë e 100 persona. Prej këtij numri 26 % prej tyre është konstatuar se e kanë kaluar infeksionin nga Covid 19.

Jaka Zeka ka thënë se testimet kryhen  për ata të interesuar të cilët më pare aplikojnë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Exit mobile version