Gjakovapress

Rritet Varfëria

varferia-mkNë komunën e Gjakovës, si edhe në tërë komunat tjera të Kosovës varferia  po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër. Këtë e konfirmojnë edhe instiucionet dhe organizatat që merren me këtë shtresë të njerëzve. Dushe Lama nga Kryqi i Kuq komunal ka thënë për Radio Gjakoven  se listat e nevojtarëve që po paraqiten në këtë institucion po shtohet çdo ditë e më tepër, ndërsa listat e dhuruesve po pakësohen. Nga ana tjetër, në Qendrën për Punë Sociale, thonë se numri i familjeve që kanë gëzuar asistencë sociale gjatë muajit qershor është 1 mijë e 89 familje me 4 mijë e 529 anëtarë. Sipas tyre, kërkesa për ndihmë sociale po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër, ndërsa gjithashtu po ashpërsohen edhe kriteret për ta përfituar këtë ndihmë

Exit mobile version