Sukseset në skenat muzikore jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të ndryshme të botës, e kanë shtuar madhështinë e kësaj shoqërie.
Veç prezantimeve publike nëpër salla nga më të ndryshmet, një kaptinë e veçantë e prezantimit të SHM Hajdar Dushi ka qenë dasma. Dasma tradicionale gjakovare nuk behej pa Hajdar Dushin, siç nuk bëhej më parë nga shoqëria muzikore Ymer Riza. Ky grup entuziastesh po ndiqte traditën e kultivimit të këngës shqipe.
Sot SHM Hajdar Dushi kujtohet me nostalgji nga brezat më të moshuar ndërkohë që këngët e këtij grupi interpretohen nga brezat e rinj të këngëtarëve duke e mbajtur gjithmonë të gjallë veprimtarinë disa vjeçare të grupit.