Ai i informoi ata për aktivitetet dhe punën që ka bërë MKRS-ja në fushën e kulturës, ku veçoi arritjen e objektivit të nënshkrimit të kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, ministri informoi mysafirët se “përkrahja për kulturën është rritur vazhdimisht, me dyfishimin e buxhetit për kulturë në krahasim me të kaluarën”.
Po ashtu, Maliqi tregoi për planet dhe projektet kulturore e artistike që kanë realizuar për gjashtë muaj prej sa janë krijuar si shoqatë. “Ndër planet e tyre”, tha Maliqi, “është zgjerimi me aktivitete edhe në Kosovë”.
Në takim u propozua që të shihen mundësitë e koordinimit që për vitet e ardhshme aktivitete të Shoqatës Kulturore “Sofra Gjakovare” të përfshihen edhe në kalendarin e përbashkët kulturor.