Komuna e Gjakovës e ka fituar grant prej 150 mijë euro nga ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa është vlerësuar si njëra prej komunave më të suksesshme në realizimin e aksionit tre mujor “Ta pastrojmë Kosovën”.
Nga ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Organizata “Let’s do it”, komuna e Gjakovës është vlerësuar për angazhimin, seriozitetin dhe suksesin e arritur gjatë 90 ditëve të fushatës, e madje edhe për vazhdimin e aksioneve individuale të pastrimit edhe pas përfundimit të fushatës 90 ditore.
Shpërblimin e fituar, në emër të komunës e ka pranuar kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili mes tjerash ka thënë se komuna dhe të gjithë partnerët lokal të komunës janë të vendosur që ta krijojnë një ambient shumë më të mirë dhe ta mbajmë atë në nivel të lartë.