Organizator është “Klubi i Boksit ‘Gjakova 137’, ndërsa trajneri I këtij klubi Hajdar Thaqi ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një spektakël të vërtetë të boksit. Ai ka ftuar adhuruesit e këtij sporti që të dielën të vijnë në Pallatin e Sporteve për të mbështetur boksin përgjithësisht duke u dhënë përkrahje boksierëve.
Trajneri Thaqi gjithashtu ka thënë se ky turnir do të ofroj meçe interesante dhe boks cilësorë.
Sipas Federatës së Boksit të Kosovës , matja zyrtare e boksierëve është paraparë të bëhet të dielën nga ora 08:00-09:00, kurse turneu fillon në orën 13:00. Meçet do t’i drejtojnë Latif Demolli, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Agim Tahiraj dhe Safet Syla. Ndërkaq, delegat do të jetë Sylejman Voca.