Gjakovapress

Të shtunën Lyra fest 2016

Për herë të 10 me radhë, të shtunën, në Gjakovë mbahet Festivali I këngës për fëmijë Lyra fest . Nga 23 këngë sa kishin  konkurruar, 18 prej tyre janë përzgjedhur për tu prezantuar neser prej orës 18.00 në pallatin e Kulturës Asim Vokshi. Në këtë listë ka autor këngësh nga Gjakova, Prizreni, Peja, Prishtina, Ferizaj, Suhareka, Shkupi, Kërçova, Kruja dhe Durrësi

lyra-festFestivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Lyra Fest”, këtë vit vjen me edicionin e 10-të jubilar. Drejtori i festivalit Kujtim Nushi, tha të jetë shumë i kënaqur me prurjet e reja të këngëve që  janë të punuara më mirë në krahasim me vitet tjera. Kompozitorët i kanë kushtuar kujdes krijimit të melodisë, ngjyrat e instrumenteve – orkestrimit dhe tekstet janë nga bota e fëmijëve. Festivali sipas Nushit , po mundohet të krijojë një vend ku do mund të shprehin talentin e tyre fëmijët e talentuar dhe pse ndoshta për shumë kënd do të ishte një pikënisje për të ardhmen.

Festivali Lyra fest  ka karakter garues dhe procedura edhe këtë vit është e njëjta si çdo herë, por Nushi premtoi të ketë surpriza dhe të ftuar mysafirë nga Dibra e Maqedonisë dhe Ferizaj. “Lyra Fest” është themeluar në vitin 2007 nga OJQ Neo Musica

Exit mobile version