Për të shtatën herë me radhë, nga data 4 deri më 10 nënto organizohet festivali ndërkombëtar i teatrove “Skupi Festival” i cili mbahet . Gjatë 7 netëve të festivalit në skenë do të ngjiten trupa teatrore nga shumë vende të botës duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Italia, Sllovenia, Hungaria, Gjermania, Franca dhe SHBA.
E tërë ngjarja në shfaqje sillet rreth një revolveri, si mjeti që mundëson pushtetin e pesë personazheve të ngujuar në një bodrum, një komedi e absurdit e cila është shumë aktuale për të gjitha vendet në trazicon.
Rolet në këtë shfaqje i interpretojnë: Hysen Binaku, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Arben Lleshi, Valon Pallaska.
E veçanta e këtij viti është se festivali “Skupi Festival” është kthyer në shtëpinë e vet, po mbahet në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Në kuadër të festivalit të këtij viti ka dy premiera, shfaqje që për herë të parë do të luhen në kuadër të këtij festivali, bëhet fjalë për shfaqen e trupës teatrore nga Sllovenia dhe nga SHBA-ja.