Gjatë ditës KRU Gjakova ka publikuar tri informacione.
Pastrimi I rrjetit të kanalizimit
Të nderuar konsumator ju njoftojmë se ekipet tona janë mobilizuar që nga orët e hershme të mëngjesit në mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në gjithë zonën tonë të operimit si Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë duke e bër të pamundurën që të sanojnë defektet e paraqitura sidomos në rrjetin e kanalizimit si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat e vazhdueshme, mirpo duhet të keni parasysh se moti aktual vështirëson ndërhyrjet dhe tejkalon kompetencat tona, gjithsesi ne do jemi 24/7 në ndihmë të konsumatorëve që tju bëjmë zgjidhje aty ku është e nevojshme!
Nuk ka rrymë për pompat e ujit të pijes
KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona kemi ndërprerje të furnizimit me ujë.
Zonat të cilat atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë janë ato zona të cilat furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit nga ana e KEDS!
Defekt në Xërxe
Ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi300 në Xërxe!
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Dejnë, Bratotin, Vranjak, si dhe një pjes e fshatit Dobidol.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura, mirpo për shkak të natyrës së defektit si dhe situatës së krijuar nga të reshurat, sanimi i defektit mund te zgjasë deri nesër.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova”
08.01.2021.