Klubi i basketbollit Vëllaznimit ka arritur sot fitoren e dytë në këtë edicion garash, si anëtar I ri i superligës. Dueli i xhiros së gjashtë që u zhvillua në kryeqendër , me Sigal Prishtinën përfundoi me rezultatin 73:61 në të mirë të ekipit gjakovar.
Devante Jackson me 18 pikë të shënuara ishte më i merituari për fitoren e Vëllaznimit, në të cilën kontribuan edhe Cedric Council (14 pikë, 11 kërcime), Robert Shestani, I cili startoi sot me fanelat kuq e zi si përforcimi I fundit I gjakovarëve që erdhi nga Shqipëria, (11) dhe Christopher Hortman (10 pikë, 10 kërcime, 10 asistime).
Për Vëllaznimin, kjo ishte fitorja e dytë këtë edicion që e ngrit në kuotën e tetë pikëve, sa i ka edhe skuadra e Sigal Prishtinës.
Fitore kanë shënuar edhe vashat basketbolliste duke e mposhtur në Gjakovë Trepcen me rezultat 64:39 dhe duke vazhduar serinë e 8 fitoreve.
