“Jemi të gatshëm të japim kontributin në çfarëdo forme që kemi për të mbuluar nevojat e konsumatorëve të Gjilanit. KRU “Gjakova” ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 litra në sekondë ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët tanë. Por qështja mbetet te transporti pasi KRU”Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.” ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti. KRU “Gjakova” ka ftuar kompanitë që posedojnë Autobote të vijnë të furnizohen në Gjakovë dhe bashkarisht të ju dalim në ndihmë banorëve të Gjilanit.