Për festen e Flamurit, KBF Vëllaznimi sot ngriti ngjyrat kuq e zi, edhe me një fitore të radhës në elitën e basketbollit kosovar.
KBF Vëllaznimi 83 – 75 KBF Prishtina Home.
Vajzat tona luftuan për çdo top, dhe arriten rezultatin pozitiv duke numëruar 6 fitore dhe 1 humbje.
Më të dalluarat ishin dy përforcimet, baasketbollistet amerikane me statistika dyshifore: Raven Northcross Baker 37 pikë, 12 vjedhje topash, Sarah MgBeike 16 pikë, 18 kërcime dhe kapitenia e ekipit, Rina Hoda me 15 pikë të shënuara.
Përmes shkrimit në FB, Kryesia e klubit u ka uruar vajzave edhe qytetit të Gjakovës fitoren dhe festën e 28 Nëntorit.