Në moshën 80 vjeçare, ka ndërrua jetë dhe të premten është varrosur Sejfedin Bakalli i cili ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës për 7 vite dhe njëri prej themeluesve dhe bartësve të disa posteve në lëmin e drejtësisë. Komuna e Gjakovës, organizoi mbledhje komemorative ku kujtime miqësore dhe kontribuese për zhvillimin e Komunës së Gjakovës ka sjellur miku i tij, Haki Dushi.
Ndërkaq, nga familja Bakalli janë shprehur falënderimet ndaj kryetares së Komunës për ngushëllimet dhe angazhimin e saj për varrim dinjitoz të kryefamiljarit të tyre. Pas mbledhjes komemorative u mbajtën homazhe në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.
Duke shprehur ngushëllimet në emër të sajin dhe të institucionit komunal, kryetarja Mimoza Kusari Lila në fjalën e saj, me dhimbje është shprehur se “ Vërtetë është e vështirë të mblidhemi e të takohemi për raste të tilla, por për Sejfedin Bakallin kemi shumë për të thënë sepse vet jeta e tij ishte punë dhe angazhim.