Gjakovapress

Vëllaznimi e fillon stinorin me humbje

velazn prishtinaKanë filluar garat në pjesën pranverore të Superligës së futbollit kosovar dhe në hapje të tyre Vëllaznimi ka pësuar humbje 0 me 2 në lojë me Prishtinën para nja 2 mijë e 500 adhuruesve të futbollit. Kur mendohej se ndeshja po shkon drejtë barazimit që do të ishte një sukses I madh për kuq e zinjtë, mysafirët me futbollistë shumë me përvojë, shënuan dy herë. Derbi I skuadrave me traditë Vëllaznimi dhe Prishtina ka pasur dy pjesë. Në të parën një lojë anemike pa raste shënimi dhe në të dytën më dinamike dhe me shumë raste shënimi. Të parët kanë mundur të avancojnë gjakovarët në minutën e 57 kur Nikoliqi u gjend përball portierit mysafir Mushica dhe nuk shënoi dhe herën e dytë kur referi nuk akordoi penalti për kuq e zinjtë kur Daci u pengua nga mbrojtësit e Prishtinës. Pasuan sulmet e vazhdueshme të skuadrës nga kryeqendra që dhanë fryt në minutën e 76 dhe 89 me dy gola të shënuar. Vëllaznimi në këtë ndeshje hyri me fond të ri lojtarësh ndërkohë që nga vjeshta, dje munguan 8 futbollist standard: Gashi, Jasiqi, Duraku, Myrta, Tetrica, Kasapi, Zeka, Morina Megjithëkëtë fond të varfër të lojtarëve, Vëllaznimi tregoi angazhim dhe dëshirë për rezultat pozitiv. Javën e ardhshme Vëllaznimi luan me Feronikelin

Exit mobile version