Futbolistët e Vëllaznimit kanë arritur të shtunën të arkëtojnë tri pikë të reja në lojë me Lirinë e Prizrenit, ndeshje kjo që u zhvillua në Suharekë dhe u mbyll me rezultatin 1:2. Autor të golave për Vëllaznimin ishin: Luigj Buqaj dhe Mevlan Zeka. Me këtë fitore të katërtë me radhë, Vëllaznimi po vazhdon rrugëtimin drejtë kreut të tabelës dhe kthimit sa më parë në elitën e futbollit kosovar.