Me datë 05.05.2014, në ora 11:00, në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” promovohet vepra “Vështrime mbi frazeologjinë në të folmen e Gjakovës” të autores Migena Arllati. Të njëjtën ditë, në ora 12:00, në Bibliotekën Rajonale “Ibrahim Rugova” promovohet vepra “Bëri dritë rrugëtimit tim” e autores Blerta Qehaja.
Me datë 06.05.2014, në ora 11:00, në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” promovohet libri “Përtej” e autores Bora Arllati. Në të njëjtën datë dhe ambient, në ora 18:00 promovohet vepra “ Nënës sime” e autores Ardita Lokaj.
Me datë 07.05.2014, në ora 11:00, në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” promovohet libri “Ekspozitë në stinën e re” të autorit Halil Haxhosaj. Në të njëjtën datë dhe ambient, në ora 12:00, promovohet libri “Enigmë” i autorit Shefqet Dinaj.
Me datë 08.05.2014, në ora 10:00, në qytetin e Bajram Currit mbahet orë letrare të organizuar nga klubi letrar “Tropoja”. Në kuadër të këtij aktivteti në Bajram Curri, në ora 17:00 promovohet vepra “Antologjia e poetëve të Malësisë së Gjakovës” të bashkautorëve Lulzim Logu dhe Muharrem Kurti.
Me datë 09.05.2014, organizaohet “Dita qendrore e mitingut”, e cila nis në ora 13:00, ku para bustit të Nënë Terezës, mbahet orë letrare për fëmijë. Në ora 17:00, në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” mbahet tribuna letrare “Kritika aktuale në letërsinë shqipe”. Ndërkaq, në të njëjtin pallat, në ora 19:00, në sallën universale mbahet “Ora qendrore e poezisë”