Site icon Gjakovapress

Veteranet e LANÇ –it dhe ‘JAKOVA’ akademi për Hysni dhe Musa Zajmin

Dega e Shoqatës së Veteranëve të LANÇ-it të Kosovës në Gjakovë këtë vit është mjaft active në përkujtimin e figurave atdhetare nga komuna e Gjakovës të cilat po realizohen , në kuadër të aktiviteteve në shënim të jubileut të 70-vjetorit të Konferencës së Bujanit.Të premten në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova” dhe nën përkujdesjen e Kuvendit të Komunës,  ka mbajt akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit Hysni dhe Musa Zajmi.

Duke folur për jetën, veprimtarinë dhe sakrificën e këtyre dy dëshmorëve gjakovarë akademik Pajazit Nushi ka veçuar idealin e tyre për lirinë dhe mëvetësinë e  shqiptarëve.

Disa karakteristika nga biografia e këtyre dëshmorëve i ka shpalosur veterani i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe publicisti Vehap Shita.

Të pranishmit në këtë akademi i kanë përshëndetur Skënder Hoxha, kryetar i degës së Shoqatës se veteranëve të LANÇ-it të Kosovës në Gjakovë  si dhe nënkryetari i komunës së Gjakovës, Agim Koci. Në emër të familjes ka falënderuar nipi Blerim Zajmi.

Exit mobile version