Site icon Gjakovapress

Xeni dhe Zeneli  e “ndezin” OXYGEN”-in

Shpirti krijues i artistit, anipse në rrethanat e karantinimit në mbrojtje nga COV 19, nuk ka të ndalur. Ai shpërthen, siç ngjau në xhirimin e spektaklit Oxygen te humoristit Besim Dina, që do të shfaqet nesërmbrëma në Klan Kosova.

Xeni, Zeneli bashkë me orkestrën e Vëllaznim Buxhovit, pas më shumë se një muaji, nën përkujdesjen dhe respektimin e masave mbrojtëse, duke ruajtur edhe distancën sociale, dolën në skenë për TV shikuesit për të interpretuar live. Repertori i zgjedhur dhe malli për të shfaqur brendinë e shpirti muzikor që e ka ndrydhur kjo gjendje, krijuan një atmosferë jashtëzakonisht emocionuese, ku gjithë ekipi realizues i OXYGEN vallëzonin e këndonin… Bllokun muzikor e mbyll Xeni me superhitin e tij, “Ndal o jetë”…..

Këtë atmosferë do ta ndjeni nesërmbrëma prej orës 21.00.

Ndryshe, “Na ka zënë malli i dasmave, ahengjeve koncerteve…(gjakovapress)

Exit mobile version