Gjakova është e njohur për numrin e madh të zejeve që janë kultivuar në shekuj. Janë të njohur zejtarët e Gjakovës dhe prodhimet e tyre, siç janë: tabakët (lëkurëpunuesit), terezitë (rrobaqepësit), dyfekçinjtë , argjendarët, kazanxhinjtë, teneqepunuesit, kallajxhinjtë, mutafxhinjtë (përpunuesit e batanijeve, të tekstileve), qylaxhinjtë, kazazët-mëndafshpunuesit, drugdhendësit, zdrukthëtarët, vorbarët, çibukçinjtë, nallanexhinjtë, qerrepunuesit, nallbanët (mbathtarët), sahatçinjtë, berberët etj. Kjo deshmon ekzistencen e një shpirti kulturor dhe ndërrmarrës.
Prodhimet e sofrave, djepave, kutive për vendosjen e veshjeve të nuseve, magjeve për ruajtjen e miellit, dhe produkteve tjera nga druri, tanuri i bukës, kanë paraqitur një mjeshtri të rrallë të zdrukthëtarëve gjakovarë të cilët kryesisht kanë qenë dhe mbesin të vendosur në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, në rrugën e KUTIGJIVE. Shumë familje gjakovare janë marrë me këtë zeje.
Një nga këto familje është edhe familja Gola. Gëzimi edhe në ditët e sotme vazhdon traditën e gjatë në punimin e drurit. Atë e gjetëm në punë në rrugën e kutigjive në Çarshinë e vjetër duke punuar kutija, djepa, magje e tj. Për numrin festiv të Gjakovapress fotografuam disa nga punimet që Gëzimi i punon me një përkushtim të madh, ndërkohë që ai ruan edhe fotografi të paraardhësve të tij
“ Si fëmijë kam filluar të punojë duke i parë më të vjetrit. E dua këtë zeje. Punojë me përkushtim dhe me shumë vullnet mundohem ta ruaj traditën e gjatë familjare, “ tha Gëzimi.
Ai shton: Që në moshën 10 vjeçare shkoja në dyqanin tonë që e kishim tek Ura e pazarit, përballë zejtarit dhe koleges tonë të ndjerë Ramiz Gala. Unë në atë kohë isha fëmi dhe fillova duke i marrë veglat e punës nëpër duar dhe në fillim fillova të bëja djepat e vegjël për fëmijë dhe disa kerre të vegjël prej druri, kuptohet pak me ndihmën e babait…. (shkrimi i plotë në revisten Gjakovapress Nr.121)