Në kuadër të këtij aktiviteti është realizuar shpërndarja e 100 pakove ushqimore për po aq familje në nevojë të komunës së Gjakovës. Me këtë rast shprehet mirënjohjen e thellë për të gjithë donatorët për mirëkuptimin social, solidaritetin dhe humanizmin në vepër,duke vënë edhe kësaj radhe në dukje ndjenjën e sensibilizimit me nevojtarët. Në fund,Partia e Drejtësisë dega ne Gjakovë uron që të gjitha kremtimet fetare dhe kombëtare të jenë edhe një rast gëzimi, uniteti, paqe, tolerance, mirësie dhe solidariteti, njëherit shpalosje e vlerave të larta shpirtërore ndërmjet të gjithë neve.