Ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve të projektit të përbashkët me organizatën IKC, ku pas shpërndarjes së 27 kompleteve për bletari për 27 bletarë të komunës së Gjakovës dhe makinave mjelëse, në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me shpërndarjen e tri linjave të thjeshta të përpunimit të pemëve dhe perimeve ku përfituese do të jenë tri grupe të grave me nga 5 veta. Subvencionimi me këto pajisje është vazhdimësi e zbatimit të trajnimeve për fermerët përfitues.