Qyteti I binjakëzuar I Shëngjinit të Shqipërisë ka ftuar këshilltarët komunal të Gjakovës që të marrin pjesë në hapjen e sezonit turistik . Salvador Kaqaj, kryetar I Shëngjinit ka thënë se ky vend I bukur bregdetar këtë sezon turistike është përgatituir më mirë se kurdoherë më parë. Infrastruktura e ndërtuar, impianti i ujërave të zeza dhe zgjërimi I kapaciteteve hoteljere bashkë me 1 milion euro investime për shëtitoren moderne dhe mikëpritje janë vetëm disa nga kushtet që I presin pushuesit në sezonin e ri turistik.
Me këtë rast u shfaq një koncert ku solmenisht u hap sezoni turistik dhe u bë inaugurimi i shetitores buzë detit të qytetit, me një ndriçim të teknologjisë më të fundit dhe dekoruar në të gjithë gjatesinë e saj, me palma të një lloji të veçant për shëtitore të këtij lloji.
Kjo shëtitore, më e gjata dhe me e bukura e ketij lloji në Shqipëri, rreth 1.500 metra do të mbajë emrin e ish presidentit të SHBA Willson .
Komplekse të reja turistike në Shëngjin paraqesin perlen e Adriatikut.Ish presidenti kroat Stipe Mesiq që është qytetar nderi I Shëngjinit dhe Gjakovës,e ka vlerësuar bregdetin e Shëngjinit me plazhat e njohura të Brazilit!
Në përurimin e shëtitores së re mori pjesë edhe kryemnistri I Shqipërsië Sali Berisha, ish predsidentët Fatmir Sejdiu dhe Stipe Mesiq si dhe kryetari komunës së Gjakovës Pal Lekaj.
Kryetari Shëngjinit Kaqaj, ka ftuar qytetarët e Gjakovës që në kaudër të bashkëpunimit që kanë me Gjakovën të vijnë dhe të përjetojnë kënaqësitë që ofron bregadeti I Shëngjinit, ndërsa kryetari Lekaj prêt që ky bashkëpunim të sjellë edhe projekte punësimi të profileve të hotelerisë dhe ndërtimtarisë nga komuna e Gjakovës .