Me emërimin e tij tashmë ka shkuar në tetë numri i drejtorëve të emëruar nga kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ndërsa kanë mbetur pa u emëruar edhe katër drejtorë tjerë, konkretisht në drejtoritë për Buxhet dhe Financa, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe në drejtorinë e Bujqësisë.
Siç ka bërë të ditur kryetarja Kusari – Lila ashtu sikurse deri me tani edhe në emërimet e reja kriteri kryesor do të jetë profesionalizmi e jo përkatësia partiake. Ndryshe, Meriton Ferizi e ka të përfunduar Akademinë e Arteve, dega muzikore, konkretisht instrumenti i Fagotit, dhe rrjedhimisht është i vetmi fagotist profesionist në Kosovë.