Numri i të shëruarve nga Covid 19, gjatë 24 orëve të shkuara në komunën e Gjakovës ka shënuar rritje. Janë shëruar 60 pacientë duke e ngritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1 mijë e 850.
Të mërkurën është raportuar për 10 raste të reja të të infektuarve me covid 19 duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 2 mijë e 151, ndërsa virusit korona nuk kanë arritur ti mbijetojnë 95 persona të infektuar.
Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 206 raste aktive me covid 19.
Spitali i përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë mbetet derë e hapur për pacientët e infektuar me virusin Corona. Sipas raportit të sotëm, në repartet e këtij spitali, nën përkujdesjen e mantelbardhëve janë 55 pacientë, prej tyre 22 janë të konfirmuar pozitiv, ndërkaq negativ janë 27 pacientë. Të pakonfirmuar janë 6 pacientë. Me oksigjenoterapi janë 31 pacientë ndërsa në gjendje më të rënduar janë 2 pacientë që janë në respirator. Nga stafi mjekësor sot nuk ka asnjë të infektuar.