Ministri Murati tha se në kuadër të takimeve që po i zhvillojnë me kryetarët e komunave të Kosovës për përgatitjet që duhet bërë për pritjen e mërgimtarëve, sot edhe në Gjakovë me Kryetaren Kusari-Lila, biseduam për aktivitetet që bashkërisht duhet ti koordinojmë.
“ Komunat shpresojmë që janë të mobilizuara për krijimin e kushteve sa më të volitshme për bashkatdhetarët tanë për kohën sa do të qëndrojnë në Kosovë, duke hartuar një kalendar të aktiviteteve të llojllojshme. Tani duhet të jemi të mobilizuar edhe për faktin se ka filluar procesi i regjistrimit të qytetarëve tanë në diasporë. Njëkohësisht, do të punojmë me kryetarët e komunave që mërgatës tonë të ju ofrojmë edhe mundësi dhe kushte të volitshme edhe për investime”, ka thënë Murati.