Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka njoftuar të enjten se ka zbardhur rastin e vrasjes së rëndë që kishte ndodhur kohë më parë e që kishte shkaktuar shqetësime të mëdha në opinion. Në komunikatën e kësaj zyre thuhet se:
Dyshimet e para kanë qenë se i njëjti ka mundur të ketë vdekur si pasojë e ndonjë sulmi fizik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi është dërguar në obduksion. Nga të gjitha ato dëshmi që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe hetimeve të mëvonshme është konstatuar se kemi të bëjmë me një ‘vrasje të rëndë’. Policia e Kosovës, respektivisht njësia e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës pas një pune operativo-hetimore ka ardhur deri te baza e dyshimit dhe me datën 29.04.2015 ka arrestuar dy persona të dyshuar të mundshëm si kryes të veprës ndërsa për një të dyshuar tjetër Policia është në kërkim e sipër. Të arrestuarit janë: Y. K. i lindur me 1990 komuniteti ashkali nga Gjakova dhe L. N. i lindur me 1996 gjithashtu ashkali nga Gjakova. Duke u bazuar në prova materiale prokurori publik i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh dhe Policia ka ngritur kallëzim penal kundër tyre për ‘vrasje të rëndë’, thuhet në komunikaten e Policisë së Kosovës, në Gjakovë