Në fakt Asambleja Komunale e Gjakovës më 29 Prill 2014 ka mbajtur mbledhjen e katërt për këtë vit në të cilën për më shumë se pesë orë janë shqyrtuar 13 pika të rendit të ditës. Duket të ketë qenë debati më i gjerë i këshilltarëve komunal e që u quajt edhe si mbledhje rekorde për këtë punë.
Një prej pikave që ka zgjuar kureshtjen e asamblistëve për të diskutuar ishte Raporti vjetor financiar për vitin 2013. Për këtë pikë të rendit të ditës , Teki Shala, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka dhënë raportin vjetor financiar për vitin e shkuar, sipas të cilit komuna ka pas një buxhet prej 19 milion e 91 mijë euro. 84% e këtij buxheti ka qenë i plotësuar nga Grandi qeveritar, 12.25% nga mjetet vetanake-, 1.73% nga mjetet e bartura dhe 1.36 nga % nga Donatorët.
Gjeresisht në numrin më të ri të revistes Gjakovapress