“Nëse arrin të hyjë në fazën e dytë Belgjika ka mundësi të bëhet befasia më e këndshme e Kampionatit botëror” kishte deklaruar shkurt Hasi gjatë qendrimit per pushime ne Gjakove dhe para fillimit te kampionatit duke sqaruar punën e mirë që bëhet në përfaqësuesen belge.
Duket se Besniku ishte plotësisht i sakt në prognozen e tij. Ai pret qe Vilmots ta aktivizoj edhe talentin e madh Adnan Januzajn.
Në grupin e fundit, atë H, Belgjika veçse ka siguruar kualifikimin pas dy fitoreve. Belgjika në fazën e parë ka mposhtur Algjerinë dhe Rusinë. Të enjten takohet me Korenë.