Në këtë garë kanë pasur të drejtë të paraqiten të gjithë instrumentistët e vendit përfshirë këtu nxënësit, profesorët, kompozitorët, pavarësisht moshës dhe instrumentit me të cilin luajnë, mirëpo për këtë garë janë lajmëruar vetëm 25 persona, ndryshe nga viti i kaluar kur ishin paraqitur 100.
Të përzgjedhurit nga audicioni “Berlin Auditions 2016”, mbajtën koncert, ndërsa pas koncertit janë shpallur edhe emrat e fituesve. Fituesit kësaj radhe janë dy: Endrit Xërxa- Kitarë dhe Bimi Milla-Piano, që të dy nga Gjakova.
Ky është edicioni i dytë i “Berlin Auditions”, i cili organizohet nga “SpectrumConcerts Berlin” dhe Shkolla e Muzikës “PrenkJakova” në Gjakovë. Edhe në edicionin e parë kishin triumfuarkryesisht instrumentistë gjakovarë.