Gjakovapress

Blerandi i pari në garën automobilistike Gjakova slalom 2014

automobilizemNë Gjakovë  është mbajtur “Eurogoma- Kampionati i Kosovës në Automobilizëm. Në garën e fundit për këte vit në kategorin sllallom në klasën e pare i pari doli Besfort Bunjaku nga klubi “Ferizaj, në klasën e dytë triumfoi Alban Berisha nga ekipi “Drini”, ndërkaq në klasën e tretë Përparim Dushi nga Prishtina Racing Tim . Edhe në klasën e katërt në vendin e parë u plasua një garues nga   “Prishtina Racing Tim, ishte ky Shkumbin Lajqi.
Në klasën e pestë më i suksesshmi ishte Blerand Hasani nga DTM-Prishtina ndërkaq në klasën e gjashtë Ervin Kosova nga klubi DDA-Tirana. Sa i përket garuesve nga klubi “137 Gjakova” rezultatet më të mira i arritën Shyqeri Zatriqi, i cili në klasën e katër u gjend në vendin e tretë, sikurse edhe Besfort Hana në klasën e gjashtë.

Ndryshe marrë në tërësi, me garën e  Gjakovë, ka përfunduar kampionati i sivjetmë në automobilizëm. Në plasmanin gjeneral, kampion i Kosovës për këte vit u shpall  Blerand Hasani nga DTM-Prishtina, vicekampion Shkumbin Lajqi nga Prishtina Racing tim, ndërkaq në vendin e tretë u gjend Përparim Dushi, nga i njëjti klub.

Exit mobile version