Ministri i Arsimit Ramë Buja gjatë vizitës që i bëri të mërkurën Universitetit të Gjakovës sëbashku me rektorin Bajram Nuraj biseduan për çështjet aktuale të funksionimit me sukses të Universitetit më të ri në Kosovë.
Buja i shoqëruar nga rektori Nuraj u takuan me stafin akademik të universitetit për të diskutuar lidhur me temat me interes për punën në këtë institucion arsimor.
Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të komunës është shqyrtuar dhe miratuar propozim-vendimi i kryetares Mimoza Kusari Lila që të mbështetet kërkesa e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” për dhënien në shfrytëzim të objekteve për punë të universitetit. Kusari Lila, tha se nisur nga rëndësia që ka Universiteti Publik në Gjakovë, kreu komunal ka shprehur gatishmërinë për dhënien në shfrytëzim këtij institucioni të lartë arsimor në komunën tonë, të tri objekteve shkollore, të cilat paraprakisht janë rinovuar në mënyrë që të krijojnë kushte optimale për studentë. Këto objekte do të jepen në shfrytëzim për një periudhë kohore deri në 10 vite ose edhe më pak, varësisht prej ndërtimit të Kampusit Universitar. Pas diskutimeve të bëra, anëtarët e Kuvendit të Komunës në Gjakovë, kanë miratuar propozim-vendimin e kryetares Mimoza Kusari Lila që Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ti jepen në shfrytëzim objekti i ish Shkollës së Lartë Pedagogjike “Bajram Curri”, pastaj ai i Fakultetit të Edukimit si dhe objekti i ish Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”.