Me organizim të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, të hënën u mbajt dita qendrore e Mitingut të poezisë që është i 58-ti me radhë. Kësaj dite i kishin paraprirë veprimtari promovuese të librave të tre krijuesve: Muhamet Rogova, Elona Pozhegu dhe Diellza Berisha që u mbajtën gjatë gjithë muajit. Aktivitet e sotme u mbajtën në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”. Tema e tribunës qendrore të mitingut ishte “Promovimi i krijimtarisë në rrjetet sociale”. Po ashtu edhe këtë herë në mbrëmjen qendrore lexuan poet nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.
Çmimi për poezinë më të mirë të Mitingut iu nda dy poetëve, Anton Marku për poezinë “Dita e tetë” dhe Diellza Berishës për poezinë me titull “Poezia kërkon poet”