Kjo pullë është promovuar sot në Akademinë Përkujtimore që është mbajtur nën patronatin e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila ka folur për kontributin dhe heroizmin e familjes Lleshi gjatë luftës çlirimtare.
” Jehona e pushkëve të tyre nuk pushoi asnjëherë, deri në rënien e tyre në fushën e nderit. Rrëfimi për trimërinë e tyre nuk do të zbehet kurrë”, ka thënë Isufi.
Në emër të familjes së dëshmorëve, të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar, Gegë Lleshi.
Në këtë akademi është shfaqur edhe një program artistik si dhe një dokumentar për jetën dhe veprën e dëshmorëve të familjes Lleshi, bën të ditur posta e Kosovës,