Edhepse disa këshilltarë gjatë diskutimit kanë qenë kundër këtij vendimi duke vënë në dyshim vlerësimin historik të figurës së heroit të LNÇ-së, Fadil Hoxhës, në momentin e vendimit 33 këshilltarë votuan “Për”, një “Kundër” dhe tre “Abstenuan”.
Këshilltarët Komunal të Gjakovës miratuan edhe vendimin për ndryshimin e datës 14 Maj, si Dita e Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës, duke e spostuar atë më 17 maj. Kështu nga viti i ardhëshëm Dita e Dëshmorëve të Gjakovës do të kremtohet me 17 maj.
Sipas propozimit të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së Ditët e Brigadave të UÇK-së të cilat kanë vepruar në territorin e Komunës së Gjakovës, sipas vendimit të Asamblesë Komunale do të shëniohen me akademi përkujtimore nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës.