… Sigurisht shqiptarët ende nuk e dinë as atë që jemi lodhë duke e thënë: se tre bij të Kosovës , Riza Lushta, Naim Kryeziu e Mazllum Xërxa( ky i fundit daja i Bekim Fehmiut) janë ndër themeluesit e Kombëtares së Shqipërisë më 5 Mars 1936. Asnjë nderim deri më sot nuk i ka bërë Shqipëria as njërit dhe as tjetrit, ndonëse ata kanë përçuar ngjyrat shqiptare deri te Juventus e Roma e Italisë- Kampione e botës… shkruan gazetari i sportit Besnik Dizdari në gazetën Panorama.