Tuesday, May 6, 2025
Lajmet e shpejtaSporti

Edhe gjakovarët themelues të Kombëtares së futbollit të Shqipërisë

besnik-dizdari-150x150Ikona e gazetarisë sportive Besnik Dizdari, si njohës i shkëlqyeshëm i historisë së sportit shqiptar në një nga shkrimet e ti të fundit në gazetën Panorama ka nxjerrë edhe një fakt interesant  sipas të cilit në themelimin e Kombëtares së futbollit të  Shqipërisë iniciatorë ishin tre kosovar, mes të cilëve dy gjakovarë: Naim Kryeziu dhe Mazllum Xërxa.  Nga shkrimi i gjatë, shkëputëm vetëm këta rreshta:
… Sigurisht shqiptarët ende nuk e dinë as atë që jemi lodhë duke e thënë: se tre bij të Kosovës , Riza Lushta, Naim Kryeziu e Mazllum Xërxa( ky i fundit daja i Bekim Fehmiut) janë ndër themeluesit e Kombëtares së Shqipërisë më 5 Mars 1936. Asnjë nderim deri më sot nuk i ka bërë Shqipëria as njërit dhe as tjetrit, ndonëse ata kanë përçuar ngjyrat shqiptare deri te Juventus e Roma e Italisë- Kampione e botës… shkruan gazetari i sportit Besnik Dizdari  në gazetën Panorama.