Anipse jemi mësuar që pranvera sipas kalendarit tradicional të stinëve të filloi me 21 mars, kjo këtë vit ka ndodhë një ditë më herët. Në hemisferën veriore të lëmshit tokësor sot( e enjte) nga ora 17 e 57 minuta nisi stina më e bukur e vitit pranvera, e cila do të zgjasë deri më 21 qershor. Në të njëjtën kohë, në hemisferën veriore nis vjeshta. Po sot dita e nata janë të barabarta. Me fillimin e pranverës nis edhe llogaritja verore e kohës. Por, ora do të ndërrojë mes natës 29 e 30 mars, kur ora kthehet për një orë përpara. Ky ndryshim gjithmonë bëhet të dielën e fundit të marsit.
Mimoza uron për Sulltan Nevruzin
“Jam shumë e lumtur që me ndjesi dhe urim të posaçëm t’ju adresohem në këtë ditë të bekuar të Sulltan Nevruzit, ditë e cila simbolizon nismën e ripërtrirjes së jetës, duke kontribuar, punuar, shpresuar dhe besuar për paqen dhe dashurinë”, me këto fjalë i është drejtuar bashkëqytetarëve të saj, e para e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Sipas saj, kjo ditë e shënuar fisnike e cila festohet sipas riteve të përcaktuara na jep besimin për një rilindje, për të rinisur përkushtimin, me mundësitë që na krijon hyrja në stinën e Pranverës.
“Uroj bashkëqytetarët e mi që kjo ditë e shënuar për besimtarët të jetë një ogur i mirë dhe bashkërisht të përjetojmë, gëzojmë dhe të mbështetemi tek forca e mendjes dhe punës sonë që është shprehje e dedikuar ndaj Zotit”, citohet ajo, në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga Komuna e Gjakovës.