Autori : Ark.Kadrush Grezda i.d.
“Qyteti është ai, të cilin duhet gjykuar, por ne, fëmijët e tij – duhet paguar çmimin”.
Lawrence Durrell, në “Justin”
Është e njohur se filozofia ishte shërbëtore e teologjisë, e sot me plotë gojën mund të themi se në Kosovë, Urbanistika është shërbëtore e Politikës. Qëllimi i këtij shkrimi është përpjekja për parandalimin e ndërhyrjeve urbane në hapësirat e Bërthamës së Çarshisë së Madhe të Gjakovës, e cila dita ditës, përkundër vullnetit të qytetarëve, ligjit mbi Trashëgimin Kulturore të Kosovës dhe Planit Zhvillimor Urban të Qytetit të Gjakovës, është duke u shkatërruar nga ndërhyrjet e pakontrolluara dhe joprofesionale.
Ky shkrim është ndikuar edhe nga mos reflektimi i komenteve në draft propozimin për ndërhyrje në sheshin “Loma e Drithit” në Çarshinë e Madhe të Gjakovës të dërguar kohë më parë në CHwB.
1.Zgjidhja e komunikacionit sipas PZHU 2006-2015+ të Qytetit të Gjakovës
Investimi në rregullimin e këtij sheshi (“Loma e Drithit”) nga ana e CHwB edhe pse fillimisht është vlerësuar si një kontribut pozitiv në përpjekje për të ngritur cilësinë e shfrytëzimit të kësaj hapësire urbane mendoj se për derisa nuk ekziston një plan i Rregullimit detal urbanistik e sidomos i studimit të komunikacionit të qytetit të vjetër e në veçanti të Bërthamës historike, nuk do ti kontribuonte ruajtjes së trashëgimisë arkitektonike-urbanistike të bërthamës historike të Çarshisë së Madhe të Gjakovës.
Ky investim më shumë do t’i kontribuonte humbjes së identitetit të kësaj zone urbane, siç është rasti i investimit në rrugën “Ismail Qemajli” si një shembull i keq i ndërhyrjes në zonën historike duke mos e respektuar Ligjin mbi Trashëgimin Historike të Kosovës si dhe dokumentacionin ekzistues
2. Pamja Çarshisë “Loma e Drrithit”- pamja e zogut -viti2011
(Studimin e regjenerimit dhe revitalizimit të bërthamës së Çarshisë së Madhe të Gjakovës) të hartuar nga Instituti për Urbanizëm dhe Arkitekturë pranë Fakultetit të Arkitekturës nga Sarajeva që nga viti 1980 si dhe Planin Zhvillimor të Gjakovës të aprovuar kohë më parë.
Ndërhyrja në rrugën “Ismail Qemajli” është fenomen i mosrespektimit të Projektit ekzistues arkitektonikë-urbanistik, është një ndërhyrje e bërë në disharm
3. Dispozita urbanistike e gjendjes ekzistuese në Bërthamën Çarshisë së Madhe 2011
oni me përshkrimet teknike të këtij projekti. Është një ndërhyrje e pa bazuar në dokumentet teknike ekzistuese, e cila e ka degraduar në skajshmëri jo vetëm ambientin në këtë fragment të Çarshisë por edhe dyqanet për rreth saj. Njëherit ka ndikuar në mbylljen e bizneseve duke rrezikuar ekzistencën jetësore të punëtorëve dhe pronarëve të këtyre dyqaneve.
Një ndërhyrje e tillë duhej të bazohej në përshkrimet teknike të këtij projekti ku janë të trajtuara të gjitha rrugët e bërthamës historike të Çarshisë së Madhe të Gjakovës (shiko faqet 11 dhe 12 të projektit ideor të Çarshisë së Madhe të Gjakovës).
Ndërsa sa i përket investimit të ndërhyrjes në sheshin “Loma e Drithit” nga ana e CHwB ky investim më mirë do ti kontribuonte Hartimit të një Plani detaj Rregullues urban i cili do të ndikonte pozitivisht në krijimin e një klime të qëndrueshme në rindërtimin e Bërthamës historike, si një pjesë e gjallë e funksioneve të ndryshme, e cila do të sigurojë cilësinë e jetës para së gjithash të qytetarëve dhe shfrytëzuesve të saj, duke bërë rregullime të cilat nuk do të prishin karakterin dallues të qytetit të Vjetër të Gjakovës.
Strukturat e ndjeshme, të ndërtuara dhe të hapura në bërthamën historike të qytetit të vjetër, janë korniza hapësinore të jetës së përditshme të banorëve dhe vizitorëve të kësaj zone.
Edhe pse qasja e re strategjike për zhvillimin e ri urban, riciklimin dhe rigjenerimin e zonave urbane më të vlefshme, në skenarët e transformimit të përmbajtjes, qëllimit të përkatësisë së strukturës urbane, kapaciteteve dhe përmasave të hapësirave, topografisë dhe kontekstit urban janë të kufizuara, ato kanë mundësinë e pranimit të funksioneve dhe përmbajtjeve të reja urbane.
Ri-urbanizimi ngre pyetje se si identiteti kompleks i bërthamës historike të qytetit Gjakovës mund të bëhet një burim i përshtatshëm për vlerat e reja urbane.
4. Pamja e Bërthamën Çarshisë së Madhe para largimit të kubzave të granitit viti 2011
Me pranimin e parimeve të qëndrueshme, synohet që rinovimi urban të lidhet me nevojat ekonomike, sociale dhe kulturore të banorëve (për të cilën është shkruar edhe në revistën “Gjakovapress” të dt.05.10.2011) dhe vizitorëve të hapësirës, ku distanca e ndërhyrjeve shkon nga konservimi i plotë gjerë te rikrijimi i zgjidhjeve të reja kreative, qëllimi i të cilave është të krijojë vlera të reja urbane.
Në proceset e ri-urbanizimeve nuk janë të përfshira vetëm metodat e gjendjes konservuese, por edhe projektimi i pjesëve të papërfunduara historike të qytetit mbi parimet e riinterpretimeve krijuese, të zhvillimit të identitetit kulturor dhe historik të qytetit përmes aktiviteteve të reja urbane në zona të lëna pas dore.
Çdo qytet është unik dhe kërkon një qasje të veçantë, por procedurat metodologjike të revitalizimit janë të ngjashme. Rivitali
zimi duhet të bazohet në hulumtimin ndërdisiplinor dhe të dokumentohen të gjitha komponentët e qytetit dhe peizazhit të tij kulturor, që duhet të përfshihen në dokumentin e planifikimit kryesor gjegjësisht Planit Detaj të Rivitalizimit i përcjellur me një Plan të Menaxhimit. Kjo qasje e integruar ka për synim ruajtjen e vlerave kulturore, por edhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale si të qytetit ashtu edhe të rajonit.
Çarshia e Madhe e Gjakovës është në listën e trashëgimisë kulturore si tërësi urbane nën mbrojtje të ligjit që nga viti 1955 dhe paraqet njërën nga komplekset monumentale urbanistike më të mëdha jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.
Që nga viti 1980 Komuna e Gjakovës(e vetmja në Kosovë) posedon Studimin e regjenerimit dhe revitalizimit të bërthamës së Çarshisë së Madhe e njëherit në harmoni të këtij studimi janë hartuar edhe projektet ideore dhe kryesore për të gjitha objektet ekzistuese qofshin ato që janë në harmoni/disharmoni me ambientin apo ato që janë të ndërtuara në kohën e monizmit.
Shtrohet pyetja se a ia vlen që në këto hapësira (në rrugën “Ismail Qemajli” dhe sheshin e “Lomës e Drithit”) të intervenohet në mënyrë fragmentale pa u bërë studimi paraprak i problemit të komunikacionit automobilistik dhe stacionar si një fenomen i cili dita ditës po ndikon në shkatërrimin e Bërthamës së Çarshisë? Përgjigjja në këtë pyetje është se intervenimi në bërthamën e Çarshisë në këtë formë, është sa i gabuar aq edhe i rrezikshëm për humbjen e identitetit historik të saj.
Si problem kryesor në këto rrugë të Çarshisë si dhe në rrugët tjera mbetet parkimi i makinave në vendet përgjatë rrugës. Ky problem është rezultat i risistemimit të rrugës kryesore “Nëna Terezë” (nga ana e Drejtorisë për Komunikacion të Komunës së Gjakovës) në rrugë njëkahore e cila ka ndikuar direkt në qarkullimin e detyrueshëm të automjeteve nëpër bërthamën e Çarshisë së Madhe duke mos iu përshtatur strukturës së vjetër të këtij kompleksi historik me vlera të pa kontestueshme për qytetin e Gjakovës. E pasojat negative shtesë janë: pengesat fizike për lëvizjen e këmbësorëve, shkatërrimi i parterit të dyqaneve dhe shkaktimi i zhurmës e cila e përçan harmonin komplete e cila është më se e nevojshme në një trase të rrugëve të kësaj natyre në një ambient historik. Për këtë arsye është e nevojshme për të bërë ndërhyrje në studimin e komunikacionit në mënyrë që këtë problem të paktën ta lehtësojmë, nëse nuk është e mundur totalisht ta eliminojmë. Investimi i propozuar nga ana CHwB është fragmental dhe nuk i përgjigjet
5. Pamja e Bërthamën Çarshisë së Madhe pas fillimit të largimit të kubzave të granitit viti2012
kërkesave të projektit të Regjenerimit dhe Revitalizimit të Çarshisë së madhe edhe po të arsyetohej se ky investim do të krijoj vende pune dhe do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të qytetit të Gjakovës.
Në përshkrimin tekstual të projektit ideor ekzistues të bërthamës së Çarshisë së Madhe shpjegohet qartë mënyra e ndërhyrjeve në këtë kompleks gjatë procesit të hartimit të projektit Restaurues, e cila në tërësi përputhet me Ligjin për Trashëgimin kulturore të Kosovës Ligji Nr. 02/L-88 nenin 6. ku flitet për Trashëgiminë arkitekturale, qëllimi i së cilës është:
– Ruajtja e pacenueshmërisë së gjendjes burimore,
– Krijimi i kushteve sa me të volitshme për ekzistimin e monumenteve dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për mirëmbajtjen e tyre të rregullt;
– Pengimi i çdo pune, përmbarimi i së cilës do të mundte drejtpërdrejtë jo indirekt ta ndryshojë vetinë, formën, rëndësinë apo pamjen e monumentit, e ne ketë mënyrë edhe vlerën e tij si monument kulturorë;
– Sigurimin e kushteve qe monumenti sipas destinimit dhe rëndësisë së sajë, t’i shërbej nevojave kulturore të bashkësisë.
Këtu kemi të bëjë me principet e Revitalizimit dhe Regjenerimit të tërësisë ambientale të bërthamës së qytetit duke favorizuar strukturat urbane dhe arkitektonike gjatë restaurimit relativisht të përpiktë të tyre dhe përshtatjen moderne të nevojave funksionale të kohës.
Ne raportin e prof.dr.Emin Riza “RAPORT mbi gjendjen e trashëgimisë ndërtimore të Kosovës dhe masat për përmirësim të saj”, në temën VII. Hartimi i projektit të restaurimit dhe zbatimi i punimeve (në faqen 38) shkruan: “Nëse do të qëndronim më hollësisht në procesin e hartimit të projektit të restaurimit, atëherë do të parashtronim sa më poshtë:
Pas përcaktimit, prej Komisionit të Vlerësimit të Monumenteve, të autorit të projektit të restaurimit, duke vendosur si kriter bazë atë profesional dhe duke parapëlqyer punonjës të kualifikuar të sistemit të vlerësimit të monumenteve të Kosovës, specialistë të licencuar të fushës në Kosovë, jashtë sistemit, apo edhe specialistë të huaj kur kjo shihet si e vetmja rrugë për arritjen e synimeve. Autori (specialistë të licencuar të fushës konzervimit) para se të fillon punën, së pari konsulton materialin dokumentar, i cili është i arkivuar në arkivin e dokumentacionit tekniko-shkencor, pranë IMMK-së”.
Prandaj Autori i fushës së konservimit/projektimit para se të ndërhyhej në një ambient të tillë, së pari duhet bërë analizat e ambientit dhe kushtet e përcaktuara të cilat duhet të jenë vendimtare në harmoni me ,materialet, format, ngjyrat etj., në kuadër të hapësirës e cila do të trajtohet.
Prandaj është koha e fundit që një herë e mirë të respektohen dokumentet ligjore të cilat janë prodhim i rregullave teknike profesionale, e njëherit janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm jo vetëm të qytetit të Gjakovës por edhe më gjerë.
Rëndësia e Shesheve dhe rrugëve
Rruga dhe sheshet si njësi urbane kanë shumë rëndësi në jetën e njeriut. Ato janë më shumë se komunikacioni publikë, më shumë se çfarëdo elementi i infrastrukturës.
Ekzistenca e shoqërisë është njëherit edhe ekzistenca e qytetit, ndërsa rruga në qytet është kryesore nëse jo dhe ‘e vetmja’ hapësirë publike për zhvillimin shoqëror. Në të njëjtën kohë rruga është vendi ku mund të jemi vetëm, duke menduar se si këto hapësira janë dukur dikur, apo se si mund të duken në të ardhmen.
Nëse do të zhvillojmë dashurinë ndajë rrugës dhe shesheve, koncepti dhe dizajni i tyre duhet të jetë ashtu që këto hapësira të jenë të tërheqëse, inspiruese, plotë përmbajtje për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në qytet dhe në afërsi.
Siç po shihet në zhvillimin historik të qytetit, kanë dominuar dy periudha të rëndësishme të cilat ia kanë dhënë konturat e qytetit, (1)duke definuar shumë hapësira të pa qëndrueshme dhe (2)duke krijuar mundësinë minimale të zhvillimit të mëtejmë. Rrugët “Ismajl Qemajli””Abedin Terbeshi” dhe Sheshi ”Loma e drithit”, janë njërat nga elementët kyçë të cilët duhet të definohen me një Plan Detaj Rregulativ Urban të qytetit të vjetër të Gjakovës në kuadër të të cilit do të zgjidhej paraprakisht KOMUNIKACIONI AUTOMOBILISTIK për tërë zonën e Qytetit të Vjetër.
Koha në të cilën jetojmë sot po kalon shumë shpejt, pothuajse në çdo orë ka diçka të re dhe vështirë është për të lënë një shenjë mbresëlënëse në një kohë të tillë. Por megjithatë, është e nevojshme për të regjistruar këtë periudhë në mënyrë që me siguri për pesëdhjetë apo njëqind vjetët e ardhshëm do të mbetet histori e cila do të duket jo vetëm për një rrugë, por për gjithë qytetin.
Është e nevojshme për të lënë një gjurmë në histori, në mënyrë që brezat e ardhshëm do të jenë në gjendje të vlerësojmë se çfarë ishte e mirë dhe çfarë jo, në të njëjtën mënyrë në të cilën ne sot i shfrytëzojmë elementet e së kaluarës dhe i vendosim në vendet për të cilat besojmë se janë më adekuate.
Aftësia e të kuptuarit të kohës në të cilën gjendemi në kohën e caktuar është formula e cila ndihmon procesin e krijimit të kontekstit. Edhepse evolucioni është term i gjerë, kemi të bëjë me rrugët dhe Sheshet, pastaj i referohemi transformimit të hapësirës në kuptimin urban, arkitektonik dhe funksional. Tashmë është përmendur urbanizmi si një faktor i këtij procesi të shtresuar dhe janë paraqitur udhëzimet e nevojshme për ndërhyrje që duhet të bëhen në këtë rast.
Të gjitha ndërhyrjeve i paraprijnë analizat arkitektonike dhe urbanistike siç janë: destinimi i objektit, përkatësia historike, etazhiteti,…matrializimi etj., të cilat rezultojnë me valorizim. Kjo paraqet bazën nga mund të nisemi në propozimin për të ndërhyrë.
Kur është e nevojshme për të ndërhyrë?
E marrim për shembull, rastin kur analiza urbanistike ka treguar se kemi të bëjë me një rrugë apo shesh për këmbësorë. Pas analizës arkitektonike, është konstatuar se rruga apo sheshi sipas destinimit në pjesën më të madhe është me hapësira afariste si në përdhese ashtu edhe në kate.
Tani shtrohet pyetja në çfarë mënyre dhe me cilat ndërhyrje është e mundur nga njëra anë të krijohet një jetë normale për qytetarët e kësaj zone,(pa zhurmë dhe me lëvizje të qytetarëve), duke krijuar një zonë këmbësore me standarde më të larta dhe me një ofertë optimale të domosdoshme për zhvillim ekonomik si të rrugëve ashtu edhe të shesheve.
Kjo lloj problematike është karakteristike për zonat e qytetit të krijuara pa plan, gjegjësisht si kanë ardhur periudhat ashtu edhe janë ndërtuar, kështu që çdo periudhë ka sjellë diçka të sajën, ka mbajtur diçka nga ajo që ka qenë, dhe në këtë mënyrë nëpër shekuj ka marr formën që ka sot.
Qëllimi kryesor është hapësira për jetën e njerëzve. Prandaj, bëhen ndërhyrjet që mund të ofrojnë një zgjidhje optimale për problemet që ekzistojnë në këtë zonë.
Njëri ndër problemet më komplekse që ekziston, është stacionimi i automjeteve.
Kudo që të shikojmë nëpër këto rrugë, ne shohim të parkuara makinat të cilat absolutisht nuk kanë respekt jo vetëm për ndërtesat e kulturës por edhe ndaj ndërtesave tjera. Makinat janë të parkuara edhe përpara hyrjeve në ndërtesa publike, dyqane si dhe ndërtesave tjera të rëndësishme.
Ky problem nuk është lehtë të zgjidhet.
Zgjidhja më efikase kërkon investimeve të mëdha financiare edhe pse shpesh është zgjidhja e vetme, ku Autoritetet lokale vështirë se janë të gatshme për një veprim të tillë. Mirëpo me një investim të përbashkët privato-publikë kjo mund të arrihet…
Prandaj shpresoi se ndërhyrja në mënyrë të fragmentuar do të ndalet dhe çdo investim i ri do të bazohet në plane të aprovuara paraprakisht.
Prishtinë, Qershor, 2013
.