Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të martën, më 15 tetor 2013.
Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 7:26,.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.