Në një takim që kishte me eksportuesit kosovarë ajo ka thënë se edhe në kremte do të nxjerrë në pah prodhimet vendore për të sensibilizuar opinionin për nevojën e konsumimit të produkteve vendore. Festat janë një rast I mirë. Sipas saj, Gjakova e meriton një festë ndryshe sivjet, prandaj së bashku me bashkëpunëtorët e saj janë duke e konceptuar një format tjetër të organizimit.
Ndonëse nuk kanë dhënë shumë detaje për këtë formë të festimit të festive të fundvitit, konkretisht Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se këtë vit në Gjakovë do të festohet si asnjëherë deri më tani në Kosovë dhe në një stil krejtësisht evropian.
Megjithatë, mësohet se përpos dekorimit madhështor të qytetit, është paraparë edhe vendosja e disa shtëpizave prej druri në qendër të qytetit, në të cilat do të vendosen produkte të ndryshme vendore, kryesisht ato ushqimore dhe pije freskuese.