Padyshim se më gëzuarit janë ndjerë brucoshët. Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në vitin akademik 2018-2019 janë pranuar 441 studentë të rinj. Prej tyre, 213 janë pranuar në Fakultetin e Edukimit, 120 studentë të rinj janë pranuar në Fakultetin e Filologjisë ndërkaq me indeks të Universitetit të Gjakovës në Fakultetin e Mjekësisë janë bërë edhe 108 student.
“Studentëve të rinj, që për herë të parë regjistrohen në Universitetin tonë, ju dëshiroj mirëseardhje në botën akademike dhe shumë suksese në përgatitjen e profesionit të tyre të ardhshëm. Ndërsa, studentëve të viteve tjera, ju përgëzoj për punën e deritashme dhe uroj për suksese edhe më të mira. Personeli akademik, menaxhues e administrativ, së bashku me studentët, le të vazhdojmë të kryejmë me përgjegjësi detyrat e punës dhe të jemi shembull i korrektësisë dhe profesionalizimit, sepse jemi ne ata që bartim barrën e zhvillimit dhe mirëqenies të shoqërisë sonë. “ , ka thënë Buza