Flaka në fund të koncertit të shoqëruar nga grupi Dielli, në piano: Mennan Bërveniku, Violinë: Adela Frasinea dhe çelo Edison Pashko, u dhuruan me lule ndërsa artdashësit u larguan me impresione për suksesin e mezosopranos Flaka Goranci
Fillimisht këtë projekt e kishte promovuar në Vjenë të Austrisë , pastaj në Tiranë në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të pasuar me Prishtinën, Gjakovën dhe me atë të Zvicrës, ku Flaka Goranci do të interpretojë më 6 dhjetor në Zurich.
Kjo CD përmban një Libërth (Booklet) me 30 faqe, ku të përfshira janë tekstet e këngëve të përkthyera në anglisht dhe gjermanisht, një përshkrim i muzikës shqiptare në përgjithësi si dhe fotografi e peizazhe nga trevat më të bukura të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ideja për realizimin e një CD-je internacionale ka qëllim pikërisht njohjen e vlerave kulturore në botë. Synimi kryesor ka qenë që CD-ja të arrijë sidomos tek nacionalitetet e huaja, duke qenë një informator i kulturës muzikore shqiptare, trashëgimisë kulturore, poetike, vizuale etj”, ka deklaruar Flaka Goranci.