Sakibe Doli – Dobruna, drejtoreshë ekzekutive e institucionit “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë, tha se kjo fushatë 16 ditëshe në Gjakovë do të nisë sot me shpërndarjen e fjongos solidarizuese dhe sensibilizuese për të vazhduar nesër me një aktivitete tek Biblioteka Rajonale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë. Sipas zonjës Doli Dobruna, manifestimet e ndryshme në kuadër të kësaj fushate me moton “Ti japim fund dhunës-ta bëjmë jetën mjaltë” , në komunën e Gjakovës do të intensifikohen pas fushatës së balotazhit për zgjedhjet e 1 Dhjetorit.