Që nga viti i kaluar kur është zhvilluar takimi i parë me Kryetarin e Torinos z. Piero Fassino, është diskutuar për bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të Komunës së Gjakovës me Komunën e dytë industriale në Itali (pas Milanos), ndërsa sot është konkretizuar kjo marrëveshje. Marrëveshja ka për synim:
- Bashkëpunimin në mes dy Komunave për qeverisje të mirë e-Qeverisja
- Bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e ndërsjellët të investimeve dhe bizneseve.
- Bashkëpunimin akademik në mes të dy Universiteteve Publike të Torinos dhe Universitetit të Gjakovës, por edhe studentëve nga Gjakova të cilët synojnë avancimin më Torino, Itali.
- Bashkëpunimin kulturor dhe artistik në mes të trupave dhe grupeve artistike në Gjakovë.