Qyteti i Gjakovës përmban një sërë monumentesh të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, të cilat i japin një frymë të veçantë këtij qyteti.
Emërtimi i qytetit daton që nga shekulli XV, ndërsa lulëzimi i vërtet i tij fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII.
Komuna e Gjakovës ka 586 kilometra katrorë, qyteti me 84 fshatra. Tregu i vjetër apo siç njihet me emrin Çarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën. Në të zhvilloheshin artizanatit dhe tregtia, të cilat u shërbenin edhe fshatrave rreth Komunës së Gjakovës, siç ishte zona e Junikut dhe e Malësisë së Gjakovës, në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.