Gjakova përjetësisht i është mirënjohëse luftës së ‘Djemve të Asfaltit’, ‘Yjeve të Lirisë’, Brigadës 137 Gjakova të UCK-së, gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare në Dukagjin e gjithë Kosovën, sakrificës së popullit që përjetoi krimet më të rënda por edhe ndihmës së vazhdueshme të NATOS, SHBA-së, dhe vendeve mike të BE-së.
Në vigjilje të ditës së çlirimit të Gjakovës veteranet e luftës së fundit, Shkëndije Hoda dhe Mimoza Shala, pjesëtare të brigadës ‘137 Gjakova të UÇK-së, kanë kujtuar 14 qershorin e para 16 viteve si një ditë të veçantë dhe historike të popullit të Gjakovës dhe njëkohësisht kanë kërkuar një mbështetje shumë më të madhe për dëshmorët dhe heronjtë.
Me rastin e 16 vjetorit të çlirimit të Gjakovës nesër zhvillohen aktivitete të shumta përkujtuese, kulturore e sportive të cilët nisin në mëngjes me vënien e kurorave me lule dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve. Gjatë ditës së nesërme do të mbahet edhe një takim me krijuesit që jetojnë e veprojnë jashtë Gjakovës por që me aktivitetet kulturore kontribuojnë për afirmimin e qytetit. Atyre komuna do t iu ndajë mirënjohje. Në mbrëmje mbahet koncerti i madh festiv në qendër të qytetit.
Ja dhe agjenda e komunes për 14 Qershor 15
09:00 Homazhe – Lapidari “Shokët e Lirisë”, varrezat e dëshmorëve, varrezat e martirëve në Meje dhe Çabrat
10:00 Përurimi i rrugës “Halit Asllani”
11:00 Përurimi i rrjetit energjiitik Trakaniq-Novosellë
12:00 Përurimi i fushës së futbollit – Palestra Sportive “Shani Nushi”
13:00 Dita ndërkombëtare e dhurimit të gjakut – Transfuzioni i gjakut, Spitali Regjional
17:00 Ndarja e mirënjohjeve nga Komuna e Gjakovës për personalitetet e artit, kulturës dhe sportit
20:00 Koncert me rastin e Ditës së Çlirimit në Gjakovë