Gjakova sot shënon 14 Qershorin, Ditën e çlirimit. 21 vite më parë Gjakova u zgjua e lumtur pasi ishte dita kur iu dha fund krimeve serbe ndaj popullatës së pafajshme. Është një ditë e madhe për popullin e komunës së Gjakovës që gjatë luftës së fundit në Kosovë dha kontribut të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Gjakova e pagoi shumë shtrenjtë këtë liri me një numër të madh të të vrarëve, të plagosurve, të zhdukurve e të burgosurve. Kriminelët serb shkaktuan dëme të mëdha duke djegur e shkatërruar shumë shtëpi e objekte tjera ekonomike. Në luftën e 99-tës, Çarshia e Vjetër u dogj tërësisht. Gjakova nga lufta doli tërësisht e shkatërruar nga dora kriminale serbe, pasojat e secilës luftë ndjehen edhe sot 21 vjet pas.