Wednesday, April 3, 2024
Lajme

Gjakovë, urime 14 Qershori-Dita e çlirimit!

Gjakova sot shënon 14 Qershorin,  Ditën e çlirimit. 21 vite më parë Gjakova u zgjua e lumtur pasi ishte dita kur iu dha fund krimeve serbe ndaj popullatës së pafajshme. Është një ditë e madhe për popullin e komunës së Gjakovës që gjatë luftës së fundit në Kosovë dha kontribut të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Gjakova e pagoi shumë shtrenjtë këtë liri me një numër të madh të të vrarëve, të plagosurve, të zhdukurve e të burgosurve. Kriminelët serb shkaktuan dëme të mëdha duke djegur e shkatërruar shumë shtëpi e objekte tjera ekonomike. Në luftën e 99-tës, Çarshia e Vjetër u dogj tërësisht. Gjakova nga lufta doli tërësisht e shkatërruar nga dora kriminale serbe, pasojat e secilës luftë ndjehen edhe sot 21 vjet pas.

14 Qershori njëkohësisht është edhe një ngjarje e veçantë për gjithë gjakovarët që përjetuan gëzimin e çlirimit me hyrjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATOS. Gjithë ata që përjetuan këtë moment nuk do ta harrojnë përjetë një lumturi aq të madhe që solli dita e parë e lirisë me 14 Qershor 1999. Gjakovarët u mblodhën në Parkun kryesor të qytetit duke i uruar njëri tjetrit lirinë. E në këtë ditë, Radio Gjakova ishte lajmëtarja e parë e lirisë në Kosovë që solli lajmin e Gjakovës së çliruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *