Nje ide e till eshte dhene nga vet Kryetarja e re e Gjakoves, por qe eshte mundesuar me perkrahjen e bizneseve vendore pa shpenzuar as nje cent nga buxheti komunal dhe keshtu Gjakova behet qyteti i pare qe feston 10 dite ne shesh te hapur per festat e fundvitit.
Ndonese ne temparatura te ulta, interesimi i qytetareve ishte shume i madh.
Ne menyre simbolike znj. Kusari Lila se bashku me maskoten e ftuar per femije, ka bere ndezjen e fishekzjarreve duke filluar keshtu edhe festen 10 ditore qe do jete ne Gjakove.
“ Me ndrrimin e moteve, Gjakova do filloj zhvillimin e shpejte ekonomik dhe do kete perparesin qe e kishte dikur te jete prirëse e proceseve zhvillimore ne mbarë Kosovën. Ne do festojmë së bashku përgjatë këtyre 10 ditëve me aktivitete të ndryshme, por do të presim edhe ndrrimin e moteve në këtë shesh, të gjithë të gëzuar, të gatshëm për ndryshime pozitive gjatë vitit 2014”, tha Kusari Lila.