Drejtoria për Punë të Përgjithshme Administrative e Gjakovës, me urdhër të posaçëm ka hequr vendimin e deritashëm komunal sipas të cilit qytetarët janë kushtëzuar që për regjistrimin e automjeteve të tyre, t’i kryenin obligimet ndaj shërbimeve publike.
“Ndërpritet urdhëresa e kushtëzimit për ofrimin e shërbimit të qytetarëve mbi taksën për regjistrimin e automjeteve motorike nga ana e Komunës së Gjakovës për kryerjen e obligimeve të tyre ndaj ndërmarrjeve publike, pra nuk do të aplikohet sepse nuk ka bazë ligjore”, thuhet në komunikatë ndërsa numërohen se hiqen kufizimet e shërbimeve me pagesë të faturës së mbeturinave, faturave të ujit dhe të ngrohjes qendrore.